Rubin: Nuk ka prova që UÇK të ketë qenë e përfshirë në trafik droge
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka deklaruar para Prokurorisë Speciale se nuk ekzistojnë prova apo informacione që mbështesin pretendimet për përfshirjen e udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të organizuara.
“Nuk ka asnjë informacion apo provë që të mbështesë pretendimet se lidershipi i UÇK-së ka dhënë urdhra për vrasje apo ka qenë i përfshirë në krime të organizuara. Këto janë akuza të paprovuara. UÇK-ja vepronte nën represionin e forcave serbe dhe nuk kishte një strukturë të mirëfilltë ushtarake,” deklaroi Rubin në dëshminë e tij.
Në lidhje me akuzat për trafikim droge, ai theksoi se “nuk ka informacione të pavarura” që t’i mbështesin ato.
Rubin shtoi gjithashtu se qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë transformimi i UÇK-së në një organizatë demokratike – proces i cili, sipas tij, është realizuar me ndihmën e NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.


