Ish-shefi i diplomacisë së Portugalisë, Cravinho: Çairi fiton shumë me Bujarin si kryetar

João Gomes Cravinho

Ish-ministri i Jashtëm i Portugalisë, João Gomes Cravinho, ka dhënë një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për kandidaturën e Bujar Osmanit për kryetar të komunës së Çairit.

“Është kënaqësi e madhe ta mbështes kandidaturën e Bujar Osmanit për komunën e Çairit. E njoh Bujarin si ministër të Jashtëm dhe më ka impresionuar jashtëzakonisht,” deklaroi Cravinho në një video-mesazh.

Diplomati me përvojë ndërkombëtare dhe ish-shef i diplomacisë portugeze vlerësoi lartë rolin e Osmanit si kryesues i OSBE-së dhe udhëheqësinë e tij në çështjet evropiane:

“Kryesimi i tij me OSBE-në, mençuria e zërit të tij dhe udhëheqësia në proceset evropiane tregojnë se Çairi ka një mundësi shumë të mirë me Bujarin si kryetar komune.”

Cravinho shtoi se me Osmanin në krye, Çairi do të fitojë një udhëheqës që di të hapë dyer të rëndësishme për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar:

“Me Bujarin, do të jetë shumë më e lehtë të hapen të gjitha dyert ndërkombëtare që duhen. E ardhmja e Çairit me të është një e ardhme e buzëqeshur,” theksoi ai.