Prokuroria në Pejë hap rast ndaj Joz Markut pas sulmit ndaj Edi Kuçit
Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast ndaj Joz Markut, lidhur me sulmin fizik ndaj Edi Kuçit.
Sipas raportimeve të Klan Kosovës, në kuadër të hetimeve është kërkuar edhe arrestimi i Markut. Në pamjet e siguruara nga redaksia shihet se ai, së bashku me disa persona të tjerë, e rrethojnë Kuçin dhe e godasin gjatë përleshjes.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Prokuroria ka bërë të ditur se veprimet janë ndërmarrë në bazë të dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, të cilat mundësojnë ndjekjen e shtetasve të huaj për vepra penale të kryera jashtë territorit të Kosovës ndaj shtetasve kosovarë.

