26-vjeçar humb jetën pas të shtënave me armë në Shkup
Një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e 6 shtatorit në Shkup.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pçinski” dhe “Vojdan Çernodrinski”, dy persona me motoçikletë kanë qëlluar në drejtim të një grupi prej pesë personash.
Një plumb ka goditur A.M. (26), i cili është dërguar me urgjencë në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.
Policia po ndërmerr masa për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.

