Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut
Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka shpallur “non grata” edhe dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, të cilët dyshohet se kanë zhvilluar veprimtari në dëm të interesave të shtetit shqiptar.
Sipas mediave në Tiranë, vendimi është marrë pas një propozimi të njësisë antiterror të Policisë së Shtetit dhe është miratuar nga Ministria e Brendshme.
Personat e shpallur të padëshiruar janë Valon Bela dhe imami Bekir Halimi, të dy me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.
Ky vendim vjen vetëm disa javë pasi autoritetet shqiptare shpallën “non grata” edhe shtetasen e Kosovës, Ikballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në territorin e Shqipërisë për një periudhë 15-vjeçare.

