Incident në Komunën e Prishtinës: Sulmohet kryesuesi i Kuvendit, Fehmi Kupina

Prishtinë, 24 shtator – Gazeta Sinjali raporton se zyrtari Fehmi Kupina, kryesues i Kuvendit të Prishtinës, ka përfunduar me lëndime pas një incidenti të ndodhur sot në objektin e Komunës së Prishtinës.

Kupina është goditur me shishe në kokë nga Sami Salihu, djali i ish-zyrtarit Fehim Salihu, menjëherë pas seancës së Kuvendit Komunal, ku i pranishëm besohet se ishte edhe kryetari Perparim Rama.

Si pasojë e sulmit, Kupina ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Ngjarja ka shkaktuar tensione të mëdha brenda Komunës.

👉 Policia është njoftuar për rastin dhe pritet të dalë me detaje zyrtare në orët në vijim.