Lajm i fundit/ Plagosje me armë zjarri në Malishevë

Malishevë, 24 shtator – Një person është plagosur pasditen e sotme në fshatin Kijevë të Malishevës.

Sipas burimeve të Indeksonline, i plagosuri është nxënës dhe incidenti ka ndodhur në afërsi të shkollës së fshatit, në orët e pasdites.

Gjendja e tij dhe rrethanat e plota të rastit ende nuk janë bërë të ditura.

👉 Autoritetet pritet të dalin me informacione zyrtare në vijim.