Imri Ahmeti drejt fitores në Lipjan – prin bindshëm pa nevojë për balotazh
Lipjan, 12 tetor 2025 – Gara për kryetar të komunës së Lipjanit po shkon drejt një epilogu të qartë politik, me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, që sipas rezultateve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është në rrugë të sigurt për të fituar pa balotazh.
Nga 70 vendvotime të numëruara nga gjithsej 88, Ahmeti prin me 50.77% të votave, që përkthehen në 11,549 vota të fituara.
Pas tij renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, me 30.29% apo 6,890 vota.
Rezultatet për kandidatët e tjerë janë si vijon:
Ilir Qeriqi (Lëvizja Vetëvendosje!) – 16.73% (3,806 vota) Ardian Bytyqi (GUXO) – 1.42% (324 vota) Bashkim Budakova (AAK) – 0.79% (180 vota)
Këto të dhëna paraprake tregojnë një dominim të qartë të LDK-së në Lipjan, duke e bërë fitoren e Imri Ahmetit pothuajse të sigurt që në raundin e parë, pa nevojën për balotazh.
📊 Burimi: KQZ / LipjanPress


