Haradinaj: Topi është te Vetëvendosje – nëse dështon formimi i institucioneve, zgjidhja janë zgjedhjet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, deklaroi sot se pas zgjedhjeve, përgjegjësia për hapat e ardhshëm në formimin e institucioneve i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti me më shumë vota.

“Po presim lëvizjen e partisë që ka marrë më shumë vota. Të shohim se çfarë do t’i propozojë Kuvendit. Jemi në pritje të një rezultati të sotëm,” tha Haradinaj para mediave.

Ai paralajmëroi se, nëse procesi për formimin e institucioneve dështon, vendi mund të përballet me zgjedhje të reja parlamentare.

“Nëse sot dështohet, atëherë zgjidhja e vetme janë zgjedhjet, për shkak se nuk ka një ofertë nga opozita,” theksoi Haradinaj.