Të shtëna me armë automatike në Tetovë, qëllohet drejt një shtëpie – dëme në objekt dhe automjet
Të shtëna me armë automatike janë regjistruar herët këtë mëngjes në Tetovë, ku një person ka qëlluar disa plumba drejt një shtëpie familjare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 04:20. Sipas denoncimit, një person mashkull, i cili lëvizte me moped, ka qëlluar me armë automatike drejt shtëpisë së Sh.B. (48), pas së cilës është larguar.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë konstatuar dëmtime në portën metalike të oborrit, fasadën e shtëpisë dhe një pavijon në oborr, ndërsa dëmtime ka pësuar edhe një automjet “BMW” i parkuar.
“Gjatë ekzaminimit janë konstatuar dëmtime në portën metalike të oborrit, fasadën e shtëpisë, pavijonin në oborr, si dhe në një automjet pasagjerësh ‘BMW’ të parkuar. Nga vendi janë ngritur gjashtë projektilë për ekspertizë”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit.

