Të shtëna me armë në Haraçinë, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga të shtënat me armë zjarri që janë regjistruar herët në mëngjes në fshatin Haraçinë të Shkupit.

Nga SPB Shkup njoftojnë se sot, më 23 gusht 2026, rreth orës 05:45 është raportuar se në rrugën “18” në Haraçinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga Departamenti Policor i Haraçinës dhe Njësia për Intervenim pranë SPB Shkup, të cilët kanë konstatuar se është qëlluar drejt një automjeti të tipit “Skoda” me targa të Shkupit.

Në automjet ndodheshin I.I. (34) dhe Sh.I. (42), të cilët kanë pësuar lëndime si pasojë e të shtënave.

Të dy të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup, ku u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore.

Policia pritet të ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.