Haqim Ramadani nga Cyrihu sfidon Dimitar Apasievin: “Nesër kthehem, dil e më arresto po të duash”

Në një tubim madhështor me qindra mërgimtarë shqiptarë të mbajtur në Cyrih, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka dërguar një mesazh të fortë në drejtim të liderit të partisë Levica, Dimitar Apasiev.

“Unë nesër kthehem nga Zvicra, dil dhe më arresto, po të duash edhe më vrit, por vullnetin e mërgimtarëve dhe banorëve të Bërvenicës për ndryshim nuk mund ta ndalosh,” deklaroi Ramadani, mes duartrokitjeve të fuqishme të të pranishmëve.

Fjalimi i tij u prit me entuziazëm nga mërgimtarët, të cilët shprehën mbështetje për kandidaturën e Ramadanit në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.