Daut Haradinaj: Nuk pres formimin e “Qeverisë Kurti 3”, mund të ketë votim të fshehtë
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, është shprehur skeptik për mundësinë e krijimit të “Qeverisë Kurti 3” para seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re.
“Shpresoj që Kurti i ka numrat, ne jemi gjithmonë pro funksionimit të institucioneve, por nuk shoh ndonjë zgjidhje të qëndrueshme sot për sot,” deklaroi Haradinaj.
Ai theksoi se aktualisht nuk po shihet një qeveri me program të qartë që i përgjigjet nevojave të vendit.
“Duket se nuk kemi qeveri programore që e kërkon Kosova. Edhe nëse krijohet, do të jetë një ‘qeveri e pazareve’. Nuk di nëse është paraqitur ndonjë program konkret se çfarë ofron qeveria ‘Kurti 3’, prandaj jemi në këtë situatë,” shtoi deputeti i AAK-së.


