Vuçiç: Është një mrekulli që mbijetuam mbrëmë, 64 të plagosur në Novi Sad
“Sonte është një mbrëmje e vështirë për qytetarët e Serbisë. Ajo që është e rëndësishme është se, falë mençurisë dhe durimit të një numri të madh qytetarësh, kemi arritur mrekullisht të ruajmë paqen për momentin. Dhe kur them mrekullisht, kjo është sepse në Novi Sad, deri para pak minutash, pyetja ishte nëse rreth 300 qytetarë që po ruanin shtëpitë e tyre do të mbijetonin”, tha Vuçiç nga Qendra e Komandës së Policisë.
“Ky ishte një moment vërtet i vështirë, por me shumë durim dhe guxim, ne parandaluam një katastrofë më të madhe”, theksoi presidenti serb.

