QMK: Zjarr pranë fshatit Oktis, aeroplani është lëshuar për shuarjen e zjarrit 👇🏻
Një zjarr në shkallë të gjerë ka shpërthyer pranë fshatit Oktisi të Strugës, në vendin e quajtur Oktishka Krasta, duke paraqitur një kërcënim potencial për pronën e popullsisë, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).
“Me kërkesë të Kryetarit të Komunës së Strugës, është dërguar një kërkesë zyrtare për angazhimin e një avioni, dhe me drejtimin dhe kërkesën e Qendrës për Menaxhimin e Krizave, po bëhen përgatitje për dërgimin e një avioni për shuarjen e zjarrit. Një avion “Air Tractor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është tashmë në rrugë drejt vendit për të shuar zjarrin”, tha QMK.

