Vjosa Osmani: Nëse qeveria nuk formohet, aktivizohen afatet kushtetuese prej 30 deri në 45 ditë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me seancën e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re.
Në një prononcim për media, Osmani theksoi se në rast të moszgjedhjes së qeverisë, do të aktivizohen afatet kushtetuese që parashikojnë periudhën prej 30 deri në 45 ditë për hapat e mëtejmë.
“Këtë datë do ta vendos në përputhje me interesat e qytetarëve të Kosovës,” deklaroi presidentja.
Megjithatë, Osmani u shpreh se nuk dëshiron të paragjykojë rezultatin e procesit parlamentar.
“Unë nuk do të ngutesha të jap supozime se do të dështohet në krijimin e Qeverisë së Kosovës,” theksoi ajo.


