Valon Murati reagon ndaj kritikëve: “Liria nuk blihet me para, por me gjakun e dëshmorëve”

Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar ndaj atyre që pretendojnë se James Rubin është paguar për dëshminë e tij, duke i quajtur “cinikë, sehirxhinj, nihilistë dhe sabotatorë”.

“Në fakt, të gjithë këta po e bëjnë këtë nga komoditeti i lirisë që erdhi si rezultat i luftës çlirimtare. Liria nuk është blerë dhe as blihet me para, por ka ardhur nga përpjekjet gati një shekullore të popullit shqiptar, duke kulmuar me luftën e UÇK-së”, shkroi Murati në një postim në Facebook.

Ai theksoi se liria u sigurua falë sakrificës supreme të dëshmorëve dhe krijimit të aleancave të duhura ndërkombëtare, ndërsa shtoi se, sipas kritikëve, Kosova do të kishte mbetur ende nën robëri.

“Po të ishte për cinikët, sehirxhinjtë, nihilistët e sabotatorët, Kosova do të vazhdonte të lëngonte nën robëri. Nëse është ‘blerë’ liria, ajo është ‘blerë’ me gjakun e dëshmorëve”, theksoi Murati.