Trump: “SHBA fiton, me ose pa marrëveshje me Iranin”
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vendimtare nëse arrihet një marrëveshje me Iran, duke theksuar se rezultati është pozitiv në çdo skenar.
“Ne e kemi mposhtur plotësisht atë vend dhe le të shohim se çfarë ndodh”, u shpreh Trump, duke shtuar se negociatat janë duke vazhduar, por pa ndikim në përfundimin për SHBA-në.
Ai theksoi se “ndoshta ata bëjnë një marrëveshje, ndoshta jo, nuk ka rëndësi. Nga pikëpamja e Amerikës, ne fitojmë”, duke lënë të kuptohet se Uashingtoni e konsideron veten në pozicion të favorshëm pavarësisht zhvillimeve diplomatike.

