Vrasje në Manastir, dyshohet se burri vrau bashkëshorten pas një konflikti familjar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur herët në mëngjes në Manastir, ku një grua 31-vjeçare ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas informacioneve fillestare, rasti ka ndodhur rreth orës 07:30 në lagjen Bajër, në rrugën “5-ta”, pas një konflikti familjar. Dyshohet se viktima, e lindur në vitin 1995, është vrarë nga bashkëshorti i saj.
Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për një rast të dhunës në familje, ndërsa i dyshuari është arrestuar menjëherë nga policia.
Në vendin e ngjarjes po zhvillohen hetime nga organet kompetente për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa më shumë detaje mbi motivet dhe rrethanat e ngjarjes pritet të publikohen pas përfundimit të procedurave hetimore.

