MINT publikon çmimet e reja të derivateve të naftës për 14 maj

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 14 maj 2026.

Sipas njoftimit zyrtar:

Nafta (dizeli) do të shitet me çmim maksimal prej 1.59 euro për litër Benzina me çmim maksimal prej 1.49 euro për litër Gazi me çmim maksimal prej 0.76 euro për litër

Autoritetet bëjnë të ditur se çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë deri në vendimin e ardhshëm për përcaktimin e çmimeve të derivateve.