Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy anije amerikane kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit

Komanda Qendrore e SHBA-së ka njoftuar nisjen e përgatitjeve për pastrimin e minave detare në Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të tregtisë globale.

Sipas njoftimit, anijet luftarake USS Frank E. Peterson (DDG 121) dhe USS Michael Murphy (DDG 112) kanë operuar në zonë, duke kaluar përmes ngushticës dhe duke zhvilluar misione në Gjirin Arabik.

Operacioni synon pastrimin e minave të vendosura më herët nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, ndërsa autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se po krijohet një korridor i sigurt për qarkullimin e lirë të anijeve tregtare.

Komandanti i CENTCOM-it, Brad Cooper, deklaroi se së shpejti kjo rrugë e sigurt do t’i vihet në dispozicion industrisë detare për të lehtësuar tregtinë ndërkombëtare.

Në ditët në vijim, operacionit pritet t’i bashkohen edhe forca shtesë amerikane, përfshirë dronë nënujorë për zbulimin dhe neutralizimin e minave.