Sot shpallet aktgjykimi për Dibran Hoxhajn dhe të tjerët në rastin “Kobra City”
Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”, dhe katër të akuzuarve të tjerë për vrasjen e ndodhur më 3 janar 2023 në afërsi të lokalit “Kobra City” në Prizren, raporton Klan Kosova.
Seanca gjyqësore pritet të nisë nga ora 13:00, ndërsa përveç Dibran Hoxhajt, në bankën e të akuzuarve janë edhe Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria, më 3 janar 2023, rreth orës 04:10 të mëngjesit, në magjistralen Prizren–Zhur, Dibran Hoxhaj me dashje ka privuar nga jeta viktimën V.C., ndërsa ka rrezikuar edhe jetën e dy personave të tjerë, R.T. (Sh) dhe A.B.
Ky rast ka tronditur opinionin publik në Prizren dhe është një nga proceset më të ndjekura në muajt e fundit.


