Shembet ura në Greqi,të paktën dy persona humbën jetën

Në rrjetet sociale janë shfaqur video të ngjarjes së ndodhur në afërsi të qytetit të Patrës, transmeton Telegrafi.

Metro britanike raporton se një pjesë e urës është shembur pranë vendbanimit të romëve në zonën e Haradrit.

Mediat vendase raportojnë se një grup personash ndodheshin nën urë nga vapa e madhe, kur mbi ta ka rënë struktura prej betoni.

Nuk dihet se sa persona kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja dhe një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar.

Gazeta greke Prototema shkruan në faqen e saj se një person ka humbur jetën dhe katër janë lënduar rëndë, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë të tjerët që u ngujuan. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *