Kombëtarja e futbollit të Rumanisë duhet të luajë kundër Kosovës në kualifikueset për EURO 2024, por autoritetet shtetërore refuzojnë ta lejojnë këtë, pasi nuk e njohin atë si shtet.
Rumania nuk e ka njohur Kosovën si shtet, kështu që shtrohet pyetja nëse duhet të luajnë një ndeshje futbolli me atë shtet.
“Duke marrë parasysh situatën gjeopolitike, do të zhvillojmë një dialog me Qeverinë e Rumanisë për kushtet kur duhet ta mirëpresim Kosovën”, kanë thënë nga Federata Rumune e Futbollit.
UEFA deklaron që të mos ketë ndërhyrje të politikës në futboll, por gjatë shortit kishte ende disa “rregulla” që disa nga vendet në konflikt të mos vendoseshin në të njëjtin grup.
Ish-ministri i Jashtëm rumun Teodor Melescanu thotë se ndeshja nuk duhet të luhet. Rumunët shtojnë se mospranimi i ndeshjes me Kosovën për arsye politike do të sillte përjashtimin e tyre nga UEFA.
