Asani i del në krah Ashkovskit në momentet më të vështira
Futbollisti Stefan Ashkovski, në një rrëfim për “MakSport”, ka treguar se në periudhën më të vështirë ndihmën më të madhe e ka marrë nga Jasir Asani dhe shoferi i tij iranian.
Sipas tij, shoferi i Asanit, së bashku me familjen e tij, e ka transportuar Ashkovskin deri në kufirin me Turqia. Ai ka shprehur falënderim edhe për Ümit Kasum nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Ankara, i cili ka ndërhyrë që t’i mundësohej kalimi në kufi.
Ky gjest solidariteti dhe mirënjohja publike e Ashkovskit janë dëshmi se në momentet më të vështira nuk kanë rëndësi përkatësia etnike apo kombësia, por humanizmi dhe gatishmëria për të ndihmuar.

