Përfundon një nga pjesët e autostradës Trebenishtë-Ohër, pritet leja nga MPB-ja që të lëshohet në përdorim

Një pjesë e autostradës Trebenishtë-Ohër, ose më saktë ana e djathtë, ishte menduar të vihej në përdorim në fillim të gushtit. Në shtator, kur TV21 raportoi për këtë pjesë të autostradës, autoritetet kompetente të Rrugëve Publike na thanë se kanë mbetur edhe 2 km për asfaltim, por për shkak të problemeve teknike është vonuar.

“Ndodhemi në rrugën Trebenishtë-Ohër, kjo pjesë e autostradës është dashur të vihet në shfrytëzim në fillim të gushtit, por për shkak të problemeve teknike dhe problemeve me dokumentacionin ka pasur një vonesë. Mbikëqyrësi i punimeve që po na shoqëron tha se kjo pjesë do të vihet në përdorim sot ose maksimumi nesër, sepse presim një leje të veçantë nga MPB-ja”, thotë reporteri i TV21.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i NP Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi. Ai tha se kjo pjesë do të dalë sot ose më së voni nesër, sepse pritet leja nga MPB.

Sot ose maksimumi nesër do të vihet në përdorim ana e djathtë e autostradës Trebenishtë-Ohër. Presim një leje të posaçme nga MPB”, tha Ejup Rustemi.

Sot e kësaj dite kjo rrugë ende nuk është lëshuar në përdorim./tv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *