Ali Ahmeti me ekipën e tij sot ka qenë mysafir në konakun e Pacollit në Kosovë. Lajmin e bën të ditur vet Pacolli në Facebook-un e tij.
Ja pstimi i plotë i Behgjet Pacollit:
Nder dhe privilegj që të mirëpres kryetarin Ali Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, ministrat Kreshnik Bekteshi, Fatmir Besimi, Jeton Shaqiri dhe sekretarin e BDI Faton Ahmeti. Me kryetarin Ali Ahmeti kemi bashkëpunuar në kapacitete të ndryshme. Qetësia dhe maturia e tij ka shërbyer jo vetëm në ngritjen dhe fuqizimin e popullit shqiptar në Maqedoni, por edhe në konsolidimin e paqes dhe sigurisë në rajonin tonë. Është shumë e rëndësishme që të jemi të bashkuar në momente të rëndësishme.
