Ne nuk jemi të varfër,Ne jemi të vjedhur..nga Jetmir Ajradini

Veturë zyrtare ka presidenti, kryeministri, zëvendësit e tij, kryetari i kuvendit, ministrat, zëvendësministrat, disa kryetarë komunash, drejtorët e institucioneve, shefat e kabineteve, etj…Llogaritet që në RMV të ketë rreth 3,000 vetura zyrtare, të cilave ju paguajmë edhe benzinën, mirëmbajtjen, pikat pagesore, shoferët, etj.

Ndërkohë autoambulancat, kamionët zjarrfikës, automjetet e policisë, makineritë për pastrim dhe mirëmbajtje të rrugëve, shesheve, hapësirave publike, etj, presim të na i bëjnë donacion Japonia, Gjermania, Turqia, SHBA, shtetet skandinave, etj. Ne nuk jemi të varfër, të dashur miq.

Ne jemi të vjedhur… Neve na vjedhin hajdutët që i zgjedhim ne.
Shkruan – Jetmir Ajradini nga Kërcovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *