Olsi Bylyku dhe Egli Tako i japin fund lidhjes

Kur të gjithë po presin të konfirmohet dasma e tyre, çifti duken më të ftohtë se kurrë me njëri-tjetrin.

Gjithçka që i lidh tashmë Olsin dhe Eglin në jetën e tyre publike është një “follow”. Ata vazhdojnë të ndiqen në Instagram, por vetëm kaq. Prej muajsh çifti nuk shkëmben më as “like” në fotot e tyre e madje Egli ka zhdukur edhe kujtimet me partnerin. Për të mos u mjaftuar me kaq, Olsi ka publikuar së fundmi një nga paroditë e tij, e cila u shpërnda nga qindra ndjekws e miq, por jo nga partnerja e tij, shkruan AlbEu.com.

Të vetmet gjurmë të Olsit në profilin e Eglit kanë mbetur bashkëpunimet mes tyre, pasi ata janë një dyshe shumë e mirë kur flitet edhe për muzikën.

Duket qartë që marrëdhënia e çiftit nuk është në ditët më të mira, por a është kjo një ndarje apo një krizë në lidhjen e tyre mbetet ta dëgjojmë nga artistët./albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *