Elijona Binakaj reagon: Heshtja ime është dhimbje, jo dobësi

Elijona Binakaj ka reaguar për herë të parë pas lajmeve që kanë qarkulluar për të, duke sqaruar arsyen e heshtjes së saj.

Ajo bëri të ditur se po kalon një periudhë të vështirë familjare, pas humbjes së xhaxhait, duke theksuar se reagimet në emër të saj janë të padrejta.

“Është e lehtë të flisni për mua dhe në emër tim për klikime kur unë jam në heshtje”, u shpreh ajo.

Më tej, Binakaj shtoi: “Kam humbur xhaxhanë tim, kjo heshtje është dhimbje, jo dobësi”.