Ndërron jetë Nikollë Perkaj, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar

Ka ndërruar jetë Nikollë Perkaj, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar. Ai njëherit ishte kandidat për kryetar të Gjakovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Perkaj kishte qenë gjithashtu kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti.

Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar dhimbje në radhët e familjes, bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të partisë, ndërsa pritet që ditëve në vijim të bëhen të ditura edhe detajet për ceremoninë mortore.