Mbi 330 mijë votues në Shqipëri në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë votojnë sot për zgjedhjet e kryebashkiakëve të rinj

Mbi 330 mijë votues në Shqipëri në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë votojnë sot për zgjedhjet e kryebashkiakëve të rinj.

“Në lidhje me ecurinë e votimeve në 5 bashkitë ku po zhvillohet procesi i votimit për kryetarë të bashkive nga raportimet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë nga terreni, si nga KZAZ apo edhe nga koordinatorët duket që procesi po shkon normalisht dhe po zhvillohet deri në këto momente plotësisht i qetë, i rregullt, pa asnjë shqetësim serioz. Deri tanik nuk është se kemi evidentuar ndonjë problem që të ketë ndikuar apo penguar procesin e votimi”, tha Ilirjan Celibashi, Kryetar i KQZ-së, Shqipëri .