Taravari: Emërimet e kryetarëve ushtrues detyre shkelin vullnetin e qytetarëve!
Në reagimin e tij në Facebook, Taravari shkroi:
“Njihet rëndom në histori se si pushtete kokëfortë kanë kërkuar të nënshtrojnë vullnetin e popullit. Kështu po ndodh edhe me kryetarët ushtrues detyre që duan të sjellin në Gostivar e Vrapçisht.
Sado paradoksale, njihet po prapë në histori se lëvizje të tilla e bëjnë edhe më të fortë vullnetin e sovranit! Fitues e kryetarë të popullit të Gostivarit dhe Vrapçishtit janë Valbon Limani dhe Isen Shabani! Këto manovra të shtetit ndaj tyre po i bëjnë këta djem fitues historikë!”, ka shkruar Taravari.

