Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim menjëherë komunikimet me partitë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do të nisë komunikimet me partitë politike menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

I pyetur për hapat e ardhshëm në drejtim të formimit të institucioneve të reja, Kurti theksoi se fillimisht duhet të përmbyllet procesi i certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

“Sapo të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë”, deklaroi Kurti.

Deklarata e tij vjen në një periudhë kur pritet konstituimi i institucioneve të reja dhe intensifikimi i konsultimeve politike për krijimin e shumicës parlamentare dhe formimin e qeverisë së ardhshme.