Ish-diplomati amerikan James Rubin vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale

James Rubin

James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, po vijon sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së.

Rubin u paraqit dje si dëshmitari i parë i mbrojtjes, pasi kjo nisi zyrtarisht paraqitjen e provave. Sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë, Rubin ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Publike dhe Zëdhënës Kryesor i SHBA-së në periudhën 1997–2000. Në sallë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Qeverisë amerikane për të shoqëruar dëshmitarin.

Gjatë dëshmisë së tij, Rubin deklaroi se forcat serbe kishin tentuar të mbulonin krimet e kryera, duke u përpjekur që fajin t’ia atribuonim UÇK-së.

Reagimet pas dëshmisë ishin të shumta: analisti Agon Maliqi e quajti atë një “dokument historik” që çmonton propagandën dhe shpjegon realitetin e luftës, ndërsa Lulzim Peci e përshkroi si “një ligjëratë publike mbi historinë moderne të Kosovës”.

Nga Shkupi, lideri i BDI-së Ali Ahmeti falënderoi SHBA-të dhe botën demokratike për mbështetjen e luftës së UÇK-së. Ndërkohë, Alban Krasniqi nga LVV tha se dëshmia e Rubin vuri në pah se udhëheqës ushtarak i UÇK-së ishte Agim Çeku, e jo Hashim Thaçi.