“Grupi i zjarrit” godet përsëri, kësaj radhe nëpërmjet Musa Xhaferit
“Dorëheqje të zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi dhe disa minisrtrave tjerë ose Ali Ahmeti ti ndryshoj në të kundërtën lufta në BDI do të eskaloj” është shprehur Musa Xhaferi si njeriu kryesor i “Grupit të Zjarrit” për SllobodenPeçat përcjell Top24.
Përderisa Xhaferi publikoi luftë të re nëse nuk ndryshohen ministrat, Grubi mohon të ketë ndarje në BDI dhe thekson se janë të reshtuar pas liderit Ali Ahmeti. Për Ahmetin, sërish pakënaqësia e grupit të zjarrit nuk është shqetësuese dhe mendon se përmes debatit do ta tejkalojnë.
Pritet të shohim se si do të jetë epilogu i përçarjes brendapartiake në Bashkimin Demokratik për Integrim.


