Opozita paralajmëron për votim të vazhdimit të gjendjes së krizës
Debati mes qeverisë dhe opozitës për shpalljen e krizës në sektorin e energjisë ka përfunduar ashtu siç ka nisur. Akuza dhe ofendime se kush është fajtori për shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend dhe masat e marra për uljen e efekteve negative. Opozita njoftoi se pavarësisht gjithçkaje do të votojë për zgjatjen e gjendjes së krizës deri në prill të vitit të ardhshëm, por akuzoi se qeveria do ta përdorë këtë për të negociuar privatisht tenderat. Shumica, nga ana tjetër, thonë se vazhdimi i kësaj situate është i një rëndësie të madhe për qytetarët, pasi në dimër do të mund të sigurohet rrymë nga jashtë dhe të blihet qymyr, gaz dhe naftë.
“Ne duam të dëgjojmë një plan dhe llogaridhënie.Llogaridhënia se ku shpenzohen paratë, ku do të përfundojnë paratë, a do të përfundojnë te ato kompani ku duhet të prodhojnë energji elektrike, që situata e krizës të mos e bartë atë titull”, tha Bojan Stojanovski – VMRO-DPMNE.
,,Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me çdo njërin,konkretisht edhe me z.Mickoskin për të tejkaluar këtë krizë në mënyrë më të lehtë me cilën do qoftë kompani, qoftë shtetërore ose lokale”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë


