Glauk Konjufca i pari nga Kosova që uron Edi Ramën: “Urimet do të vijnë”
Ish-kryetari i Kuvendit dhe deputeti, Glauk Konjufca, është pyetur nga mediat për mungesën e urimeve zyrtare nga Kosova për Edi Ramën pas krijimit të Qeverisë së re në Shqipëri.

Konjufca u bë i pari që i dërgoi urime Ramës, duke theksuar se deri më tani as Qeveria e Kosovës dhe as institucionet e tjera nuk e kanë bërë këtë.
“Urimet për z. Rama me siguri do të vijnë”, – tha Konjufca gjatë një tubimi elektoral në Shtime.

