Elmi Reçica: Urime të përzemërta z. Bedri Hamza për zgjedhjen Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në Konventën e sotme të PDK-së.

Urime të përzemërta z. Bedri Hamza për zgjedhjen Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në Konventën e sotme të PDK-së.

Në një periudhë sfiduese për Kosovën, zgjedhja juaj është dëshmi e besimit të delegatëve në vizionin dhe lidershipin tuaj, si dhe në interes të PDK-së dhe Kosovës. Bedri Hamza është zgjedhja e duhur për të udhëhequr PDK-në drejt konsolidimit, forcimit të organizimit dhe vendosjes së një standardi të ri përgjegjësie politike. Njëkohësisht, kjo zgjedhje përbën edhe hapin e parë drejt zgjedhjes Kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Me mbështetjen time të plotë, ju uroj suksese në këtë detyrë të rëndësishme, me bindjen se do të sillni energji të reja, unitet dhe rezultate të prekshme për partinë dhe për Kosovën.