Efi e zhgënjyer nga sjellja e Luizit!
Me sa duket shoqëria e Efit me Luizin nuk është duke shkuar ashtu siç e kanë pritur të gjithë duke ditur se para se të dilte nga shtëpia e BBV kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyer brenda shtëpisë së BBV. Por me rikthimin e saj në shtëpinë e BBV, debati i ashpër në mes tyre ka bërë që të kuptohet se shoqëria e tyre nuk është në nivelin e duhur.
Reagimi i plotë i Efit:
Efi: Është e tmerrshme. Unë nuk u cudita nga asgjë që pashë. Ndihem shumë e zhgënjyer nga miqtë që kam pasur. Kam folur me Luizin e di që do Kiarën në finale, por nuk e kuptoj pse nuk do të jemi miq. E kam disktuar dhe me banorë të tjerë, nuk e kuptoj qëllimin e Luizit që të më mbajë larg. Mund të më pyeste, ndihem e zhgënjyer sepse jam e njejta. Nuk cuditem nga asnjë, zhgënjimi im është Luizi.
Kam dyshim që Luzii ka folur me Kiarën. Ata që kam konsideruar miq, tani nuk janë më. Me aq sa njoh Luizin, mendoj se ka folur me Kiarën dhe mban këtë qëndrim me mua, diçka ka këtu.


