Ali Ahmeti takon Shefin e Misionit të OSBE-së në RMV

Postimi i kreut të BDI-së z.Ali Ahmeti nga takimi me Shefin e Misionit të OSBE-së në RMV:

Mirëprita sot në takim në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Shefin e Misionit të OSBE-së në vendin tonë, z. Kilian Wahl, me të cilin bashkëbiseduam mbi aktualitetin politik dhe domosdoshmërinë e ndërmarrjes së vendimeve të duhura që vendi ynë të përshpejtojë hapin drejt Bashkimit Europian.

Njoftova z. Wahl se koalicioni qeverisës ka nisur përgatitjet për ndryshimet kushtetuese dhe ka hartuar plan për miratimin e tyre, si dhe për iniciativën e frontit europian që është mesazh unifikimi në rrugën e realizimit të reformave të domosdoshme drejt misionit të eurointegrimit.

Me kryesimin e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, vendi ynë tashmë ka mundësinë e madhe që të dëshmojë kapacitetin e plotë demokratik dhe institucional si faktor i paqes dhe stabilitetit në nivel ndërkombëtar.

Falënderova kreun e OSBE-së në vendin tonë për përkrahjen e vazhdueshme të të gjitha proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *