Drejtori i ASH-së pyet Taravarin dhe Mexhitin: Pse më shkarkuat?

Të nderuar miq dhe qytetarë, dua të ndajë me ju një shqetësim nga përvoja ime personale në drejtorinë e Spitalit Psikiatrik në Shkup. Me datë 27.03.2023 pranova pozitën e drejtorit në Spitalin Psikiatrik në Shkup me shumë dinjitet, përgjegjësi dhe seriozitet. Me shumë përkushtim fillova të identifikojë probleme dhe u përpoqa të ndryshojë gjendjen të cilën vlerësova së bashku me personelin dhe të punësuarit se ishte jo e mirë. Nga kjo u vlerësova nga të punësuarit për rezultate pozitive, por pengesa e cila u shfaqë rrugës ishte një pengesë nga e cila unë ngre shumë pikëpyetje. Kërkoj përgjegjësi nga Ministri i Shëndetësisë Z. Fatmir Mexhiti dhe Z. Arben Taravari kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët se për çfarë arsye më shkarkuat nga detyra ku u emërova si drejtor nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët nga dega Saraj. Publikisht i bëj pyetje se mos vallë gabova diçka, bëra ndonjë vepër jashtligjore (krim, korrupsion, mashtrim). Apo e turpërova Aleancën për Shqiptarët, të cilën e me mund dhe sakrificë e ndërtuam 10 vite me rradhë, që të bëjmë punë dhe politika të mirëfillta parimore. Pra pyes zotërit më lartë Z. Fatmir Mexhitin dhe Z. Arben Taravarin të cilëve ua kam bërë me dije se në detyrën ku jam unë ka probleme serioze që bëhen nga x persona nga rradhët e partisë sonë. Të cilët filluan të shfaqin tendenca për vepra jashtligjore, këtë e konfirmoi administrata dhe personat kompetent. Pyetja është se vallë arsya e shkarkimit tim është sepse doja ta parandalojë keqpërdorimin, krimin, korrupsionin të cilat e turpërojnë imazhin e partisë sonë. Ju më shkarkuat mua nga detyra dhe emëruat x personat në drejtorinë e Spitalit Psikiatrik!!!! Drejtësi dhe Burëri nuk i thonë kësaj pune!!!!

Shkruan Blerim Halimi nga ASH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *