Bujar Osmani propozon plan për deeskalimin e tensioneve në Veri të Kosovës

Si kryesues i OSBE-së, propozova një plan nëntë pikësh për deeskalimin dhe normalizimin e tensioneve në veri të R. Kosovës.

Plani synon arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në veri të R. Kosovës dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe procese demokratike.

1. Kosova dhe Serbia të riаfirmojnë angazhimin e tyre ndaj Marrëveshjes Themelore dhe Protokollit të Ohrit.

2. Kosova duhet të tërheqë forcat e saj speciale policore, kurse Serbia duhet të ulë gatishmërinë luftarake të forcave të armatosura.

3. Policisë së Kosovës, së bashku me forcat e KFOR-it dhe EULEX-it, duhet t’i mundësohet që të kujdesen plotësisht për rendin dhe sigurinë e vendit.

4. Anulohen protestat dhe të vihen në funksion shërbimet komunale për funksionimin normal të jetës shoqërore dhe njëkohësisht t’u lejohet qasje punonjësve të administratës në komuna.

5. Kryetarët e 4 komunave të japin dorëheqje deri në verën e këtij viti, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme komunale.

6. Zgjedhjet e parakohshme komunale të mbahen këtë vit.

7. OSBE do të mbështesë procesin zgjedhor, përmes mbështetjes teknike të autoriteteve kosovare që do të organizojnë zgjedhjet, duke forcuar konfidencën dhe besimin ndërmjet komuniteteve.

8. OSBE do t’i angazhojë të rinjtë në programet dhe proceset e pajtimit.

9. OSBE-ja do të vë në dispozicion kapacitetet e saj për të mbështetur zbatimin, me vullnet të mirë nga të dyja palët, e dispozitave të dakorduara dhe vazhdimin e dialogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *