21 vjetori i BDI me dy manifestime të ndryshme!
Në datën 5 qershor 2023 (e hënë) Bashkimi Demokratik për Integrim feston 21 vjetorin e themelimit, por kësaj radhe me organizim të dyfishtë.
Ali Ahmeti ka bërë thirrje për festimin e 21 vjetorit të themelimit të BDI-së në ambientet e Aleksandar Palas në Shkup, kurse nga ana tjetër të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” nëpërmjet rrjeteve sociale bëjnë thirrje për festimin e 21 vjetorit të themelimit të BDI-së pranë Pallatit të Kulturës në Tetovë.


