Çfarë e pengon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Ja cila ishte përgjigja e tij
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për gazetën greke “To Vima” i ëhstë përgjigjur interesit të gazetarëve helenë, se ccfarë e pengon Kosovët të bashkohet me Shqipërinë.
Kurti është përgjigjur se është Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon bashkimin me Shqipërinë.
“Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021-shit duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë. Mendoj se shumica e akuzave ndaj meje, në lidhje me bashkimin, vijnë nga serbët, sepse ata duan që Republika Srpska (Bosnja) të bashkohet me Serbinë. Ata kanë shpikur të ashtuquajturën ‘Bota Serbe’ si një eufemizëm për Serbinë e Madhe”, deklaroi Kurti.
“Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon këtë dhe ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit tonë, integritetit territorial dhe sovranitetit të tij. Por e përsëris se ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe, megjithëse jemi një komb, jemi dy shtete të ndryshme”, u shpreh Albin Kurti.

