Kryeministri bullgar: Maqedonia të përmbushë kushtet, ndryshe nuk e heqim veton për në BE

Kryeministri bullgar, Nikolai Denkov, tha se pas miratimit të “propozimit francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, bisedimet duhet të vazhdojnë mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë. Me zbatimin e të ashtuquajturit ‘propozim francez’, si rezultat i të cilit u hoq vetoja, bisedimet në fakt tani nuk janë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Ajo që pritet është që ata të përmbushin detyrimet e tyre ndaj BE-së. Nuk ka arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë”, theksoi Denkov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *