Blero dhe Afrona i japin fund dashurisë së tyre

Blero dhe Afrona përfundimisht i kanë dhënë fund martesës së tyre 2 vjeçare. Lajmin e bënë të ditur në postimin e tij në instagram, këngëtari i njohur i estradës shqiptare Blero.

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2 vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Pra,miq e dashamirë, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rëndë ashtu siç është, madje pa e kthyer edhe në pjesë të debatit publik” shkruan Blero në Instagramin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *