Takim i ri ditën e nesërme për fatin e kërkesave të të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”.
Anëtarët e këtij grupi, Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi etj., janë thirrur në takim konsultativ në selinë e BDI-së, pavarësisht se burimet e ALSAT thonë se takime konsultative ka pasur edhe këto ditë, pas qëndrimit të kreut të partisë kur pranoi më në fund konstituimin e organeve të partisë.
Këto bisedime disaorëshe nuk kanë nxjerrë në pah diçka premtuese, mëson ALSAT, dhe “Grupi i zjarrit” nuk e përjashton mundësinë e fraksionimit.
Kërkesat e paraqitura që prej një viti, u rikthyen në BDI pas një sërë dështimesh nga ana e ekzekutivit, për të cilat nuk është dhënë llogari para organeve.
Të shtunën pritet që Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së të vendos për përbërjet e kryesive, asaj qendrore dhe të ngushtë, si dhe llogaridhënien e menjëhershme të ekzekutivit.
