Bia komenton raportin e Limit me Dolcen në “Big Talk”: “Ai i pëlqen diversiteti, ka për ta lënë”
Në emisionin “Big Talk”, Bia ka komentuar raportin mes Limit Hotit dhe Dolces, duke hedhur dyshime mbi qëndrueshmërinë e lidhjes së tyre brenda formatit.
Sipas saj, Dolce është një vajzë e bukur dhe e sjellshme, por me disa karakteristika që, sipas Bias, mund të ndikojnë në marrëdhënien me Limit.
“Dolce ishte shumë e mirë, ishte vajza e duhur, është e bukur, por brenda nuk e di. Mendoj se është pak egoiste. Kujdes, sepse edhe Dolce mund të futet në gropë. I thashë avash, ka për ta lënë”, është shprehur Bia.
Ajo shtoi se Lim Hotit i pëlqen “diversiteti” dhe jeta dinamike, duke lënë të kuptohet se lidhja aktuale mund të mos zgjasë.
“Limit i pëlqen diversiteti, jeta. Alba e ekzagjeroi situatën, sepse u befasova që ajo nuk e dinte që unë dhe Limi njiheshim bashkë”, tha ajo.
Aktualisht, Lim Hoti ka nisur një histori dashurie me Dolcen pas hyrjes së tij në këtë format, ndërsa Alba, nga ana tjetër, po e përjeton me vështirësi këtë situatë, duke pretenduar se ata kanë qenë bashkë për një periudhë dhe se marrëdhënia e tyre nuk ishte përfunduar plotësisht.

