Alba provokon Lim-in brenda shtëpisë: shikime, tension dhe afrimitete që nuk kalojnë pa vëmendje
Situata mes Albës dhe Limit brenda shtëpisë ka marrë një tjetër kthesë, duke u shoqëruar me shikime provokuese, tension emocional dhe afrimitete që nuk kanë kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë.
Alba është parë duke e provokuar Lim-in me shikime të drejtpërdrejta, ndërsa i ka thënë se nuk do t’i dalë kurrë nga mendja. Në një moment, ajo i ka prekur edhe hundën dhe ka bërë gjeste si mace, duke ia theksuar fjalët: “Ti e di se nuk fal çdo gjë”.
E gjithë skena është zhvilluar nën vëzhgimin e Labinotit, i cili iu afrua ish-çiftit dhe i dëgjoi nga afër, duke ndjekur me vëmendje momentin e tensionuar dhe emocional mes tyre.
Momentet kanë nxitur reagime të shumta brenda shtëpisë dhe pritet të ndikojnë në dinamikat e mëtejshme mes banorëve.

